Ballina Lajme MESAZH URIMI NGA KRYETARI KAMBERI PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR...

MESAZH URIMI NGA KRYETARI KAMBERI PËR FILLIMIN E VITIT TË RI SHKOLLOR 2018/2019

SHPËRNDAJE

I pari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, përmes rrjetit social të facebook-ut, i uron nxënësit, prindërit dhe personelin arsimore, për fillimin e vitit të ri shkollor 2018/2019, me shprehjet më të sinqerta:

“Të dashur nxënës,

Fillimi i vitit të ri shkollor, për nxënësit e klasave të ndryshme, simbolizon vazhdimin e formimit tonë si shoqëri e edukuar mirë, ndërsa për fillestarët fillimin e një epoke krejtësisht të re në jetën e tyre.

E di, edhe këtë vit do të përballeni me probleme të ndryshme.

Vazhdimi i mungesave të teksteve shkollore dhe moszgjidhja e këtij problemi do të vështirësoj procesin tuaj edukativo-arsimorë.

Ju, në mungesë të teksteve, nuk do ta keni lehtë.

Nuk e kemi lehtë as ne që me betejat tona të ndryshme politike, edhe pas shumë premtimeve nga Tirana dhe Prishtina, nuk po arrijmë që me qeveritë diskriminuese të Beogradit, t’ju sigurojmë arsim të barabartë me moshatarët tuaj në vend.

Kjo nuk duhet dhe nuk guxon të na zmbrapsë.

As juve që ju takon e ardhmja jonë e përbashkët dhe as neve që sigurimin e një të ardhme më të mirë për ju e kemi obligim.

Ne duhet bashkërisht të vazhdojmë betejat tona për zgjidhjen e problemeve që na preokupojnë, ndërsa ju, me ndihmën e mësimdhënësve tuaj duhet të vazhdoni të edukoheni dhe avanconi dijen dhe përvojën dhe të ruani me xhelozi dashurinë për këtë vend.

Mungesa e imponuar e teksteve shkollore nuk duhet të pengojë kreativitetin e mësimdhënësve tuaj për t’ju ofruar mësim sa më cilësor, prandaj edhe inkurajoj të gjithë arsimtarët dhe profesorët që detyrën e tyre të shenjtë ta kryejnë me nderë dhe përkushtim të madh, thuhet në mesazhin e urimit të Kryetarit tëKomunsë së Bujanocit z. Shaip Kamberi, njofton Jetapress.