Pasi Khabib Nurmagomedov i bëri ftesë për luftë Mayweatherit, sytë e gjithë audiencës së sporteve luftarake janë kthyer nga dyshja.
Tashmë, kompania “Paddy Power” ka zbuluar edhe kuotat për ndeshjen e mundshme, transmeton lajmi.net.
Fitorja e amerikanit është kuotuar 1/25. Pra, në rast se vini 25 euro për fitoren e Mayweather, fitoni vetëm 1 euro.
Shansët për barazimin janë 50/1, kurse fitorja e Nurmagomedov kuotohet 17/2.
Edhe vet Mayëeather ka qenë i befasuar me këto numra. Ai nuk e ka pritur se kompanitë do ta shohin favorit kaq të madh ndaj rusit.
“Paddy Power” më ka cilësuar favorit 1/25 ndaj Khabib” ka shkruar Mayweather në “Twitter”.