Ballina Publicitet Vizita e Reis-ul-ulema H. Sylejman ef. Rexhepi, në Luginë dhe Serbi

Vizita e Reis-ul-ulema H. Sylejman ef. Rexhepi, në Luginë dhe Serbi

SHPËRNDAJE

Një frymë e re shpresëdhënëse për myslimanët në rajon

 

Me rastin e vizitës historike të kryetarit të Bashkësisë Islame në Maqedoni, Reis-ul-ulema H. Sylejman ef. Rexhepi, në Luginë të Preshevës dhe Serbi, z/reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, e falënderon homologun e tij, për bashkëpunimin e sinqertë në rrugën e bashkëveprimit, bashkëpunimit ndër-rajonal dhe nismave të mbara për krijimin e një unioni Ballkanik, të institucioneve legjitime të Bashkësive Islame.

Vetë Reisi H. Sead ef. Nasufoviq, një vizitë të tillë e ka vlerësuar si një “pranverë” për besimtarët myslimanë që jetojnë në Serbi dhe një frymë e re e shpresës së bashkëpunimit rajonal.

Bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve të Bashkësive Islame në rajon, krijimi i urave ndërlidhëse të mirëkuptimit, paqes, tolerancës, janë një parakusht për stabilizimin e Ballkanit, i cili jo rrallë po gjendet në fokus të deklaratave luftënxitëse, që paraqesin një kërcënim të paqes, në mes popujve, kombeve dhe shteteve rajonale, thuhet në letrën falënderuese të Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, drejtuar homologut të tij nga Maqedonia, H.  Sylejman ef. Rexhepi, vizita e të cilit në Luginë dhe Serbi, u prit me një jehonë të madhe pozitive, njofton jetapress.