Ballina Aktuale Ambasadori japonez në OKB bën thirrje të zbulohen potencialet ekonomike të Kosovës

Ambasadori japonez në OKB bën thirrje të zbulohen potencialet ekonomike të Kosovës

SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i Japonisë në KS të OKB’së ka marrë si shembull një fabrikë japoneze të kërpudhave që ndodhet në Mitrovicë, e që importon llojin Shijaki në disa vende të botës. Ai shkas për këtë mori duke folur për potencialet e ekonomike dhe të zhvillimit të Kosovës, në diskutimin për vendin tonë në Këshill të Sigurimit.

Ai ka folur edhe për turizmin e Kosovës dhe ka bërë thirrje që të zbulohen potencialet e saj.

“Kosova ka mjaftë bukuri natyrore, siç janë ujëvara e Mirushës, banja të ndryshme, qyteti i Pejës të gjitha këto janë përparësi për turizmin kosovarë., Ta zbulojmë Kosovës”, tha ai nder tjera.

“Pra të shkojmë në Kosovë dhe ta zbulojmë Kosovën”, tha ambasadori japonez në KS të OKB’së.