Manchester Unitedi e ka shkarkuar Jose Mourinhon nga posti i trajnerit të skuadrës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nga Mançesteri përmes ueb-sajtit zyrtar.
”Klubi dëshiron ta falënderojë Josen për punën e tij gjatë kësaj kohe në Manchester United dhe i uron suksese në të ardhmen”.
”Trajneri i përkohshëm do të vendoset deri në fund të sezonit aktual para procesit të rekrutimit për trajnerin permanent”, thuhet në njoftim.
Përndryshe, këtë sezon te Man Unitedi, Mourinho i ka fituar 1.53 pikë për ndeshje.
Këtë sezon, ”Djajtë e Kuq”, pas 17 javësh, renditen në vendin e gjashtë me vetëm 26 pikë.
Humbja nga Liverpooli, apo më saktë dy golat e Xherdan Shaqirit ishin ”fatale” për trajnerin portugez./IndeksOnline/