Para pak çastesh ka nisur takimi i koalicionit qeverisës.
Me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ka filluar takimi i jashtëzakonshëm i koalicionit qeverisës, raporton lajmi.net.
Në këtë takim të pranishëm janë kreu i Kuvendit, Kadri Veseli, kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.
Në këtë takim mediat nuk janë lejuar as të marrin pamje.
Lajmi.net do t’ju mbajë të informuar lidhur me këtë takim.
Deri më tani nuk është bërë e ditur arsyeja e mbajtjes së këtij takimi. /Lajmi.net/