Ballina Kulturë KARTOLINA SATIRIKE E LUGINËS

KARTOLINA SATIRIKE E LUGINËS

SHPËRNDAJE

Opozita e zezë dita
E tërbuar për pushtet
Shkon e gjen Vitin e Ri
Për ta ngre bishtin përpjetë

Me kritika dhe akuza
Që s’e di ku është halli
Desh e shpalli Vitin plak
Vit të vdekur për së gjalli

E na thotë pa fije shprese
Qysh e pat kjo Luginë…
Me një mal plot probleme
Që i rrinë përmbi shpinë

Shkon vajton si daltonist
Duke parë vetëm zi
Pa kursyer asnjë grimë
Në vijim Vitin e Ri

E harron opozita
Kur na ishte në pushtet
Nuk e ndalte aspak dorën
Në tenderë e ryshfet

Në pushtetin e asfaltit
Nuk la gjë pa e bërë
E sot vajin nuk e ndal
Sikur Struci kokën n’rërë

Në këtë natë të motmotit
Për ta mbyt mllefin e zi
E shtrojnë sofrën me sallatë
Me pak meze e raki

Për skeptikët e Luginës
Babadimiri s’ka dhuratë
Veç atë shkopin e gomarit
Dikur vonë, në mesnatë!

Ali Bagatella

Share a podcast admissions essay of you talking about your book.