Ballina Lajme Nga Rajoni Berishaj: Fletarrestimet janë kundër integritetit të Kosovës e jo individëve

Berishaj: Fletarrestimet janë kundër integritetit të Kosovës e jo individëve

SHPËRNDAJE

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Martin Berishaj, ka bërë thirrje që çështja e ndalimit të liderit të AAK’së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze në bazë të një fletarrestimi serb, mos të trajtohet si çështje individuale, por si ndërgjegjeje dhe ndërgjegjësim i qeverisë ndaj shtetit të Kosovës.

Në intervistën dhënë për Epokën e Re, ai ka vlerësuar se fletarrestimet serbe janë kundër integritetit territorial të shtetit të Kosovës e jo kundër individëve.

Berishaj e ka hedhur poshtë mundësinë që autoritetet franceze ta ekstradojnë Haradinajn në Serbi meqë, sipas tij, akuzat me ndikime politike nuk mund ta autorizojnë ekstradimin.

Ai ka thënë se Kosova duhet të lobojë për t’u bërë pjesë e Interpolit si dhe ta autorizojë Shqipërinë apo një shtet aleat, si anëtare të Interpolit, që t’i shfuqizojë këto fletarrestime kundër shtetësisë së Kosovës./Express/