Ballina Kulturë Ilaz SELIMI, humanist e veprimtar i Malësisë së Bujanocit

Ilaz SELIMI, humanist e veprimtar i Malësisë së Bujanocit

SHPËRNDAJE

Shkruan: Mr.Sc.Refik HASANI

 

Ilaz SELIMI, lindi më 21 Janar të vitit 1928, në fshatin Novosellë Komuna e Bujanocit. Jeta dh vepra e tijë dallon, sepse qysh në fëmijërin e tij të hershme tek ai u vrejtë një kureshtje e madhe për t’u sfiduarë me të papriturat që do të sillte jeta në familja, fshati i tij i lindjes, Malësinë dhe si popullatën në tërësi. Në moshën 17 vjeçare ai emërohet mësues në shkollën fillore katërë klasëshe, që ishte hapur në fshatin më 26 dhjetor 1945, si mësues punoi deri në vitin 1949. Në vitin 1949 merrë ftesën për shërbim ushtarak në APJ, shërbeu në Osjek të Kroacisë. Duke parë nevojën e madhe për mjekë dhe t’ju ofroj Malësorëve ndihmë u përcaktue për mjekësi. Pasi është treguar me aftësi tëpër të mira e caktuan që të ndjek një kurs ushtarak të ushtrisë, caktohet edhe si Nënoficir sanitar në zonën ushtarake të kufirit në qytetin Vërshac-Bjellacërkv. Pas një pune aktive në ushtri kthehet në vendlindje në vitin 1954, ku menjëherë inkuadrohet në punë, në spitalin e Vranjës në inspekcionin sanitar si infermier.

Si shqiptarë i vetëm që punonte në këtë shërbim tregoi përkushtim e seriozitet. Ai bëri një emër në këtë institucion pasi popullata kishte nevoj të madhe për barna. Në vitet e 60-ta qyteti i Vranjës ishte si për nga aparatura ashtu edhe nga kuadrot ishte si një pikë që gravitonin pacientë jo vetëm nga Malësia e Bujanocit por edhe nga pjesët tjera të Komunës së Bujanocit, Preshevës, Gjilanit, Kamenicës, Vitisë dhe pjesë tjëra. Nga populli mori epitetin Doktor Ilazi. Nuk kurseu as kohën për ti ndihmuar të gjithë nevojtarët që ia mësynin këtij humanisti dhe solidari. Me kalimin e kohës Ilas SELIMI,kërkoi që transferohet në Ambulancën e Muhocit, pastaj fillon të punoj dhe të ju ofoj ndihma në të gjitha kohrat dhe duke i vizituar edhe nëpër shtëpi nëpër shi dhe nëpërë borë. Pas një kohë angazhohet që të hapet edhe Ambulanca në Zarbicë dhe kjo bëhet realitet, dhe vendoset në Ambulancën e Zarbicës. Këtu jo vetëm që punon por edhe banon së bashku me shoqën e tij. Me një qantë prej doktori nuk mbetët pa vizituar asnjë mahalla dhe shtëpi, lufton kundër sëmundjeve si tuberkulozit, malarjes dhe sëmundjeve tjera që kishin bërë kërdi nëpër këto anë. Ishte i gatshëm në çdo kohë popullatës së Malësisë t’ju ofroj më së shpeshti si injeksione e infuzione. Ishtë shumë i hapur dhe shërues me fjalë duke ju sqaruar si të mbrohen fëmijët, të moshuarit dhe nxënësit të marrin vakcina kundër sëmundjeve ngjitëse si fruthit dhe sëmundjeve tjera. U anagazhua shum të shëroj malësorët dhe t’ju flasë që banorët ti shkollojn fëmijët e tyre se kështu është përparimi dhe lufta kundër errësirës.

Të gjithë banorët e Malësisë së Bujanocit e kujtojn kur në vitin 1971,pas shumë përpjekjeve, organizimeve të fshatarëve të ksaj ane duke e harxhuar edhe rrogën e vetë por edhe e shiti tokën e bukës prej një hektari që ia kishtë lënë babai trashigim vetëm për ta hapur ,,Xhadën”, si i thoshte doktori Ilazi i ndjerë. Që nga viti 1971 rruga është hapur e zgjeruar dhe rregulluar rruga prej gjashtë kilometra prej Muhocit deri në qendrën e Zarbicës afër Mejtepit shekullor, ky është viti që ka filluar të qarkullon autobusi prej Zarbice për në Gjilan dhe anasjelltas. Lidhja e Malësisë me botën përmes linjës së autobusit është hap i madhë në përmisimin e kushteve për shkollim, arsimim dhe emancipim të përgjidhsjhmë të ksaj zone kodrinore-malore. Deri në këto vite kjo rrugë ishte e kaluar vetëm për kalim në këmbë dhe me ndonjë gomar.Por deri në këto vite fshatrat e Hashanisë së Epërme eksluzivisht ishin të orientuara kah qyteti i Vranjës, doktori Ilazi e ktheu popullatën kah kilbja, kah lindë diell dhe rrezaton, kah Kosova dhe Shqiptaria.

Humanisti dhe solidari i njohur në popull doktor ilazi u tregua një inciator dhe veprimtarë edhe për elektrifikimin e fshatit Novosellë apo si që është quajtur në kohra të lashta edhe si fshati Ferë. Doktori ishte i mishëruar dhe i prekopuar me jetën e banorëve, duke lëvizur herë në Bujanoc e herë në Vranjë e Leskoc për të kërkuar shtylla dhe tela për ti ndriquarë shtëpit dhe mendjet e malësorëve. Përveqë ksaj u angazhua dhe pa prituar asnjëher vazhdoi për ndërtimin e objektit shkollës së plotë fillore re në vitin 1981. Ilaz Selimi,ishte edhe përfaqësues në Kuvendin e Bujanocit që ishte zëri dhe mendimi i ksaj popullate që e mbrojti dhe kërkoi mjete për zhvillim dhe emancipim.

Malësorët filluan ta pyesin dhe konsultojn jo vetëm si mjekë por edhe për dukuri dhe halle tjera të përditshme. Kjo punë UDB-ës i pengonte dhe më 5 dhjetor 1985 në ora 07.30 në Bujanoc e arrestojn, nënë akuzën për propogandë armiqësore. Pas arrestimit të tijë në Gjyqin e Vranjës e denojn edhe në këtë moshët të shtyerë me katër vjetë burgë të rëndë. Pas i mbajti këto vjetë burg ai lirohet i rrethuar nga familjar dhe aktivist dhe veprimtar nga shumë anë. Vdiçë më 5 prill të vitit 1998, u varros në vendlindje me nderime më të madha të ardhur njerëz nga të gjitha anët për t’ia dhan lamtu
mirën e fundit njeriut i cili nuk kurseu asnjëher dhe asgjë vetëm e vetëm ta shoh të përparuar dhe të emancipuar Malësin e Bujanocit. Ju bëjmë apel banorët të ksaj anë që mendoj dhe njëkohësisht propozojm që për veprimtarin,humanistin dhe doktor Ilaz SELIMI,të mbahet ndonjë përkujtim-Akademi përkujtimore të lindjes që është më 21. Janar. Ne kemi obligim, moral, njerëzor e intelektual që së paku një monografi t’ia kushtojm. Por, edhe rregullimin e varrit të tij, të ngritjes së ndonjë pllake përkujtimore, renovimin e shtëpisë së tij ku ka lindë.

Pasqyrimi i drejtë i veprës, aktivitetet dhe veprimtaria e Doktor Ilaz SELIMIT, do ti bënte nderë punës së tij dhe banorëve të ksaj ane.