Ballina Shendetësi Studimi i fundit: Kafeja shumë e nxehtë mund të jetë kancerogjene

Studimi i fundit: Kafeja shumë e nxehtë mund të jetë kancerogjene

SHPËRNDAJE

Kujtdo që i pëlqejnë pijet tepër të nxehta duhet që të ndalet dhe ta mendoj edhe njëherë pasi ta ketë lexuar këtë studim të fundit.

Në një studim të fundit të publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Kërkimit për Kancer, thuhet se konsumimi i pijeve shumë të nxehta u klasifikua si kancerogjen ndaj njerëzve.

Saktësisht, të pish pije me temperaturë mbi 65 gradë Celsius mund të ndikoj në krijimin e kancerit të ezofagut, forma e tetë më e shpeshtë e kancerit botërisht.

Çaji, kafeja apo pijet tjera të cilat kanë këtë temperaturë, gjatë konsumit shkaktojnë djegie në ezofag dhe kjo ndikon që të rritet rreziku për kancer në këtë pjesë të trupit, shkruan kp.

Kërkimet janë bërë nga 23 shkencëtarë ndërkombëtarë të cilët kanë analizuar kancerogjenin e kafes ‘matte’, e cila konsumohet shumë sidomos në regjionet e Amerikës Jugore, si dhe pijet tjera të nxehta duke e përfshirë çajin. Ata konstatuan se pijet e konsumuara në temperatura shumë të nxehta, e shkaktonin kancerin në ezofag.