Ballina Lajme Nga Rajoni Veseli flet për murin, Ushtrinë e Kosovës dhe ikjen e Kurtit

Veseli flet për murin, Ushtrinë e Kosovës dhe ikjen e Kurtit

SHPËRNDAJE

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli gjatë një prononcimi për media ka theksuar se të enjten do të mbahet seanca e radhës plenare dhe se janë mbi 23 pika të rendit të ditës.

“Dëshiroj të theksoj vetëm një fakt me rendësi i cili ka ndodhur gjatë ditëve të fundit, ajo që është më kryesore kanë qenë veprime te strukturave paralele qe kane provuar të cenojnë republikën e Kosovës.

Muri nuk do të ketë më në Republikën e Kosovës, jeni dëshmitarë që ai është rrënuar përfundimisht. Do të jetë menjëherë një projekt i ri i cili do të jetë në përputhje me institucionet e Republikës së Kosovës, me lëvizjen e lirë të qytetarëve, ku do të ketë hapësira të gjelbëruara, kalim në nivelin zero edhe për qytetarë por edhe në të njëjtën kohë edhe për makinat e emergjencës, siç janë në Sheshin Nëna Terezë, në të dyja anët do të ketë lëvizje, në njërën anë do të jetë 9 metra dhe mos të binë preh e provokimeve, apo abuzimi politik”, ka thënë Veseli.

Gjithashtu ky i fundit ka theksuar se qëndrimi i tij ka qenë shumë i qartë, duhet dialog i brendshëm dhe marrëveshje por assesi nuk lejohet as mure as veprime ilegale.

“Nuk kemi pas asnjë qëllim provokues për asnjë komunitet, respekt për qytetarë te Kosovës aq më tepër për komunitetet jo-shumicë shqiptar. I ftoj bashkëqytetarët e Mitrovicës le të kenë kujdes në atë që bëjnë, duhet një Mitrovicë e bashkuar dhe nuk do të ketë jug apo veri, por do të jetë projekt i zhvillimit dhe bashkëpunimit.Sepse Mitrovica ka qenë krenari e zhvillimit dhe emancipimit dhe e tillë do të jetë edhe tani e tutje. Me leje të plotë të institucioneve të Kosovës, do të jetë projekt dinjitoz i vendit.

Do të ketë largim të murit, do të jetë siguria më e madhe dhe të njëjtën kohë do të jetë staza për biçiklitstët se ne të Mitrovicës i kemi dëshirë biçikletat, dhe do të ketë pjesë të mjaftueshme për kalueshmëri në të dyja anët”, ka shtuar Veseli.

Po ashtu ky i fundit ka shtuar se nuk e di pse nuk është bërë publike ende projekti, duke theksuar se nuk duhet lejuar manipulime prej njerëzve të cilët sipas tij shohin veç zi, të cilët ma shumë se karrigen nuk e  kanë kurgjo thjeshtë dhe çdo çmim e paguajnë vetëm le të jenë në pushtet

“Nuk ja dojnë të mirën Kosovën, le të kthehen në Kosovë, mos të tuten se disa kanë ik, kanë mendu që është luftë. Këtu duhet me qenë edhe kur është keq edhe kur është mirë.Ushtria e Kosovës është realitet që do të ndodhë shumë shpejtë, nuk është e rëndësishme vetëm vendimmarrja e Kuvendit për të transformim sa është e rëndësishme në këtë proces të kemi një vërshim investim në Forcat e Armatosura, të ketë armatimin të cilin i duhen dhe kjo është e mundur vetëm falë bashkëpunimin me bashkësitë ndërkombëtarë. Pra do të bëjmë çdo veprim institucional dhe me partneritet, e kam diskutuar edhe në Pentagon, që Ushtria e  Kosovës është realitet që vetëm dita pritet të ndodhë por nuk do t’ia prishim hijeshin kësaj vendimmarrje që shkon në bashkëpunim me Bashkësinë Ndërkombëtare

Kemi partneritet që Ushtria e Kosovës do të ndodhë, që është shembull dhe do të jetë shembull, dhe të kemi armatimin adekuat që i takon një ushtrie në shërbim të paqes regjionale dhe globale.

Kosova është dhe do të jep kontributin e vetë në çdo zhvillim e sfidë global duke qenë e përcaktuar në drejtimin e vetë perëndimor.

Çështja e demarkacionit dhe associaocnit është shume e rëndësishme për vendin tonë, pra nuk duhet t’i japim motiv vendeve që nuk na njohin se nuk i kryejmë obligimet tona si shtet.

Shteti jonë ka mundësi të marë vendimmarrje dhe do t’i kryejë obligime te veta si shtet i tillë.

Demarkacioni është duke na dëmtuar , pra kjo po i ndihmon Kosovës për të qenë e izoluar dhe për të qenë në një qosh për vendet që nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës”, ka përfunduar Veseli./Indeksonline/