Ballina Aktuale Kurz: Dialogu me Kosovën ia hap dyert Serbisë drejt Evropës

Kurz: Dialogu me Kosovën ia hap dyert Serbisë drejt Evropës

SHPËRNDAJE

Ministri i jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz ka deklaruar se dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të vazhdojë në mënyrë konstruktive.

Ai ka thënë se kjo do t’i ndihmonte Serbisë që t’i bind vendet e BE-së për të marrë hapa konkretë në hapjen e dyerve të Evropës.

‘‘Dialogu duhet të vazhdojë, prandaj unë si ministër i jashtëm e mbështesë veprimtarinë e ndërmjetësimit të Federica Mogherinit. Takimet e nivelit të lartë, kanë kontribuar në uljen e tenisoneve. Gjithashtu edhe marrëveshja për murin është tepër e rëndësishme për vazhdimin e dialogut“, u shpreh Sebastian Kurz.

Minsitri i Jashtëm i Austrisë, nesër do të qëndrojë në një vizitë zyrtare në Serbi.