Ballina Aktuale Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, prof. dr. Sead ef. Nasufoviq, uron...

Reis-ul-Ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, prof. dr. Sead ef. Nasufoviq, uron Myftiun Saqipi për Mirënjohjen e paqes

SHPËRNDAJE

Me rastin e ndarjes së mirënjohjes për paqe Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, nga ana e presidentit të Serbisë, Toma Nikoliq, ka zgjuar mesazhin e urimit të Reis-ul-Ulema të Bashkësisë Islame të Serbisë, prof. dr. Sead ef. Nasufoviq nga Sanxhaku.

“Ky është rrugëtimi i Pejngamberit alejhi selam, i cili përmes rrugës së paqes ka arritur edhe armiqtë më të mëdhenj m’i bërë miq e dashamirë. Kjo mirënjohje e Nexhmedin ef. Saqipi, për Institucionin e Rijasetit, do të thotë shumë, ku Myftiu i Luginës, në momentet më kritike, ka ditë të veproj me menquri dhe dinjitet”, thuhet në mesazhin e urimit të dr. Sead ef. Nasufoviq.

Në vazhdim kryetari i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, dr. Sead ef. Nasufoviq, shton se “Rruga e tolerancës dhe mirëkuptimit është rruga e Islamit, kështu që duhet të gjithë të angazhohemi për ta realizuar atë, në mënyrë që populli i Ballkanit, të jetoj në paqe, harmoni dhe tolerancë, pa dallime përkatësie nacionaliteti, kulture e fetare.

Në fund të mesazhit del porosia e urimit të Rejisit dr. Sead ef. Nasufoviq, se po frynë një frymë e re për ardhmërinë e myslimanëve që jetojnë në Serbi, jo vetëm për shqiptarët, por dhe për boshnjakët, romët e serbët e besimit islam./jetapress/