Ballina Aktuale Tërmet politik në Preshevë: Prishet koalicioni qeverisës!

Tërmet politik në Preshevë: Prishet koalicioni qeverisës!

SHPËRNDAJE

Fillimi i marsit, të këtij viti, në Preshevë u shënua edhe me një ngjarje të jashtëzakonshme politike, jo të këndshme për bartësin e pushtetit aktual të Alternativës për Ndryshim.

Pa u mbushur akoma një vit nga qeverisja lokale e Preshevës, e dalë nga zgjedhjet e 24 prillit të vitit 2016, në Preshevë prishet koalicioni qeverisës.

Nga lajmet, që vijnë prej medieve lokale, bëhet e ditur se këshilltarët e Partisë për Veprim Demokratik, votuan njëzëri prishjen e koalicionit qeverisës me Alternativën për Ndryshim, një “kurorëzim”, i cili do të përmendet për mandatin më të shkurt, në historinë e udhëheqjes komunale të Preshevës.

Gjithashtu, nga të njëjtat burime, mësohet se jo-zyrtarisht Preshevën në tre vitet e ardhshme do ta qeverisin një koalicion me përbërje më të gjerë si: PVD, Grupi i Këshilltarëve të PDSH-së, BDL dhe UDSH.

Vlen të ceket se prishja e koalicionit qeverisës në Preshevës, është një shuplakë për partinë e re Alternativa për Ndryshim dhe një “dush” i ftohtë para fillimit të stinës së pranverës për Degën e saj në Bujanoc. /jetapress/