Ballina Aktuale Sa peshon vlera financiare e një kandidat për president në Serbi?

Sa peshon vlera financiare e një kandidat për president në Serbi?

SHPËRNDAJE

Siç bën të ditur gazeta me tirazh më të madh në Serbi, e përditshmja “Blic”, rreth fushatës elektorale presidenciale, që do mbahen më 2 prill, të këtij viti, shteti do të ndajë nga 29 milionë dinarë, ose rreth 237,000 euro, për çdo kandidat veç e veç. Ndërsa për raundin e dytë në balotazh, lartësia do të arrijë në rreth 1,3 milion euro!

Paratë nga buxheti republikan i jepen kandidatëve me qëllim, që të mos varen nga burimet private financiare. Sipas ligjit, këto fonde do të përdorur ekskluzivisht për fushatë elektorale, ndërsa pjesa që mbetet e pashpenzuar duhet të kthehet në arkën buxhetore, mirëpo, kjo rrallë ndodh.

“Blic”, gjithashtu, bënë të ditur se kandidati presidencial, i cili e kalon raundin e parë, përveç 29 milionë dinarë, do të marrë shtesë edhe 320 milion dinarë të tjerë, ose rreth 2.6 milionë euro.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, nuk marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale, ngase nuk kanë kandidat të tyre në këtë nivel zgjedhor, për ndryshe edhe nuk i gëzojnë këto mjete të parapara për fushatë zgjedhore/jetapress/