Ballina Aktuale Bakir Izetbegoviq e falë Xhumanë e Namazit në Xhaminë Bajrakli në Beograd

Bakir Izetbegoviq e falë Xhumanë e Namazit në Xhaminë Bajrakli në Beograd

SHPËRNDAJE

Sot, në Xhaminë Bajrakli, në Beograd, Bakir Izetbegoviq, anëtar i presidencës së BiH, nga radhët e popullit boshnjak, ka patur një takim të përzemërt me myslimanët e Beogradit.

Izetbegoviq, është takuar në Beograd me Myftiun Mustafa ef. Jusufspahiq, dhe pas hytbes së mbajtur nga Reis-l-ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë Sead ef. Nasufoviq dhe namazin, të cilin e ka udhëhequr Hafëz Husejin Yilmaz nga Turqia, është përcjellë me një ndjenjë të ngrohtë dhe emocionale me boshnjakët dhe përfaqësuesit e popujve të tjerë, që jetojnë në Serbi, të cilët patën rastin ta falin xhumanë në Xhaminë Bajrakli në Beograd.

Në mes tjerash, lutjen e së premtes në Xhaminë Bajrakli e përcolli edhe  Sulejman Uglanin, president i Këshillit Boshnjak Kombëtar dhe kryetari i SDA-it për Sanxhak dhe prefekti i Novi Pazarit Nihat Bishevac, njofton jetapress.