Ballina Lajme Nga Rajoni Serbët mblidhen në Gazimestan me thirrje nacionaliste për Kosovën

Serbët mblidhen në Gazimestan me thirrje nacionaliste për Kosovën

SHPËRNDAJE

Serbët kanë filluar të mblidhen në masë më të madhe në Gazimestan për të festuar “Vidovdanin”, të cilët në vazhdimësi janë duke bërë thirrje nacionaliste për Kosovën.

Siç raportojnë mediat deri më tani, në mënyrë të organizuar kanë mbërritur gjashtë autobusë me serbë në Gazimestan, aty është parë edhe Princi Aleksandar i Serbisë bashkë me gruan e tij.

Ky manifestim po bëhet nën masa të shtuara të sigurisë, përfshirë edhe njësitet speciale të Policisë së Kosovës.

Bashkë me ta fillimisht në Graçanicë ka qënë edhe Patriarku serb Irinej, i cili nga aty ka bërë thirrje për qëndrim të serbëve sipas tij të tokës e paraardhësve të tyre, në Kosovë, duke shtoi gjithashtu se çdo pëllëmbë e kësaj toke është e ujitur me gjak.