Ballina Aktuale Festa e Diasporës në Bujanoc

Festa e Diasporës në Bujanoc

SHPËRNDAJE

E martja e një gushtit, mblodhi në sheshin e Bujanocit, mijëra qytetarë, shumica prej të cilëve ishin bashkatdhetarë, të ardhur nga shtete të ndryshme të Evropës e përtej Atlantikut, për të shënuar ditën e tyre të diasporës, e cila në historinë e kësaj komune, për herë të parë festohet në mënyrë institucionale e profesionale.

Dita e Diasporës në Bujanoc, filloi sipas sipas protokolit, duke zhvilluar takime të ngrohta zyrtare e miqësore të kreut të komunës, Shaip Kamberi, me mërgimtarët. Më pas, në orët e pasditës, në sheshin e qytetit, u shfaqën ekspozitat e artistëve, u prezantuan produktet vendore si dhe promovua një program i pasur kulturoro-artistik me këngë e valle popullore, nga repertoari i shoqërive kulturore artistike “Jehona”, “Zëri i Luginës”, “Shqiponjat” etj.

Madhështinë e këtij evenimenti kulturor e shtoi prania e aktorit dhe regjisorit nga Amerika, Xhevat Limani dhe performance e top modeles internacionale nga Zvicra, Drita Martini, miq të ngushtë të afaristit nga Malësia e Bujanocit, në Zvicër, Haqif Haziri. Pastaj me këngë e freskuan këtë manifestim grupi muzikor nga Kosova “Fisnikët” dhe një këngëtare e re e talentuar nga Shkupi.

Njeriu i parë i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, në fjalimin e tij përshëndetës, vuri në spikamë kontributin e pazëvendësueshëm  të diasporës shqiptare, si një poetncial i domosdoshëm për bashkëveprim të koordinuar institucional.

“Bujanoci e keni mëmëdhe dhe duhet të punojmë, bashkpunojmë dhe zhvillohemi bashkërisht, duke pasur parasysh potencialin e përgjithëshëm të diasporës, në çdo shtet të Evropës ku gjendet, apo edhe në kontinentin tjetër, në shtetet e bashkuara. Komuna e Bujanocit, ka realizuar këtë vitë dhe po realizon programe të veçanta për të stimuluar qytetarët tanë. Është fillim i mirë, por jo edhe i mjaftueshëm, është një nismë, të cilën do ta çojmë deri në fund. Vlerat tona po i shihni: rinia e mrekullushme e cila po qëndron e pa lodhur, duke i kontribuar zhvillimit të kulturës, traditës shqiptare. Këtu bujku dhe biznesi me kapacitetet, të cilat i kanë po japin kontributin e vetë për ta ruajtur dhe ndaluar shpërnguljen nga ky vend, artistët po ia japin frymën qytetit tonë dhe Luginës në përgjithësi, sportistët po zbukurojnë vendin tone me idetë planifikuese se çfarë të bëjmë bashkë në të ardhmen, që kanë për qëllim të shihemi dhe të njihemi, kanë për qëllim edhe të bisedojmë.  Shpresoj, që ky të jetë një fillim i mbarë viteve tjera, duke e shndërruar në traditë. 1 Gushti duhet të bëhet edhe më gjithëpërfshirës edhe më me shumë pjesmarrës edhe më me shumë aktivitete”, u shpreh në falimin e tij, kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi.

Në përmbyllje të manifestimit për Ditën e Diasporës, kryetari i Komunës, Shaip Kamberi, ndau mirënjohje për veprimtarin e shquar nga diaspora, gazetarin, analistin e publicistin e mirënjohur dr. Llukman Halili dhe disa veprimtarë të tjerë. Ndërsa , Berat Gjimshiti, mbrojtësi i Kombëtarës Shqiptare, i ka dërguar fanelën e tij, të cilën e ka  bart gjatë eliminatorës europiane “Franca 2016”. kryetarit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi /Jetapress/