Ballina Aktuale Ndihma gjermane rikthehet në Bujanoc

Ndihma gjermane rikthehet në Bujanoc

SHPËRNDAJE

Të martën e 6 marsit, në rezidencën e kryetarit të Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, u zhvillua një takim me përfaqësuesin e organizatës “Help”, Bane Stanojkoviq.

Qëllimi i këtij takimi, ishte konfirmimi i lajmit të mirëseardhur të organizatës gjermane “Help”, se së shpejti në Bujanoc, do të kthehet misioni i saj për ndarjen e granteve për biznes dhe renovimin e  shtëpive për familjet e rrezikuara ose ato të kthyera nga azili.

Në një prononcim për media të kryetarit Kamberi thuhet: “Prej sot në Bujanoc, fillon një projekt në bashkëpunim me organizatën hep e cila 4 vjet më parë ishte larguar nga Bujanoci, dhe kjo kumton një lajm të mirë,  ku  gjatë muajit tjetër do të filloj edhe një projekt tjetër, nga i cili do të përfitojnë bizneset lokale, ku do të mund t’a zgjerojnë aktivitetin e tyre” .

Ndërkaq, përfaqësuesi i organizatës “Help”, u shpreh: “Pas katër vjetëve Help-i kthehet përsëri në Bujanoc, ku menjëherë do të fillojmë me projektin i cili financohet nga Ministria e Financave të Gjermanisë, nëpërmjet programit GIZ, ndërsa do të realizohet nga organizata jonë, Help. Në fokus të këtij projekti do të jenë personat social, dhe ata të riadministruar nga vendet e Bashkimit Europian, si një mundësi që bashkërisht me pushtetet lokale, t’iu dalim në ndihmë rreth përmirësimit të kushteve të tyre” .

Organizata gjermane “Help”, ka një fushëveprim të theksuar në fushën e ndihmave socio-ekonomike në Serbi dhe Luginë të Preshevës. Kjo organizatë gjermane në vitin 2014 e ndërpreu aktivitetin e saj në Bujanoc, për shkak politikave imponuese të ish pushtetit për ndarjen e ndihmave militantëve partiakë e jo atyre që kishin nevojë për subvencione rreth hapjes së vendeve të punës, njofton jetapress.