Ballina Aktuale Nga turneu mbarëkombëtar “Tërnoci 2018”

Nga turneu mbarëkombëtar “Tërnoci 2018”

SHPËRNDAJE

Sport

 

Të martën e 17 prillit, në stadiumin e Klubit Futbollistik “Tërnoci”, zyrtarisht u hap turneu tradicional mbarëkombëtar i futbollit ”Tërnoci 2018”, .

Ky eveniment i lartë sportiv, i 14-ti me radhë, i cili organizohet me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes së Rexhep Adilit, legjendës së futbollit në Tërnoc, mblodhi ekipet shqiptare nga pesë vendet e ndryshme si: Peja, Ulqini, Durrësi, Tetova dhe Tërnoci.

Fillimisht, në hapje të këtij turneu mbarëkombëtar, drejtori i Klubit të Tërnocit, Enis Salihu, falënderoi përzemërsisht pjesëmarrësit dhe kontribuesit në organizimin e kësaj ngjarje sportive, ku veçoi mbështetjen institucionale të Komunës së Bujanocit.

Në emrin e familjes së Rexhep Adilit, fjalën e mori vajza e vogël e Rexhës, Fatime Adili, e cila nën emocione, theksoi se Rexha nuk ka vdekur, ai jeton me gjithë neve, deri sa ti jetojnë veprat.

Veprimtarinë sportive të Rexhës, e cilësuan madhore edhe mysafirët nga Ulqini, të cilët me shumë krenari e kujtuan njeriun që dha shumë nga vetja për zhvillimin, avancimin e futbollit në Tërnoc dhe më gjerë në rajon.

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, duke shpallur zyrtarisht të hapur Turneun mbarëkombëtarë të futboll “Tërnoci 2018”, tha mes tjerash: “Klubi Futbollistik Tërnoci, nuk ka paraqitur vetëm sportin. Ky klub ka reprezentuar rezistencën e vazhdueshme, ndaj regjimeve serbe në Luginë të Preshevës”.

Në vazhdim kryetari Kamberi, shtoi se: “Nëse Rexhës i është dashur dikur, në kohërat e vështira, një përkushtim maksimal, për organizimin e  një ndeshje miqësore mes Tiranës dhe Tërncit, tanimë, në Tërnoc, fal përkushtimit të Rexhës dhe shumë të tjerëve, sjellim klubet shqiptare nga të gjitha trojet tona. Në fakt, kjo përbën edhe integrimin e popullit shqiptar” – tha me krenari zotëri Kamberi.

Në fund, të këtij Turneu sportive, të gjithë futbollistët nga: Ulqini, Peja, Durrësi, Tetova dhe Tërnoci, në shenjë nderimi dhe respekti, vendosën kurora lulesh tek varri i Rexhep Adilit./jetapress/