Ballina Lajme KUÇI FTON THAÇIN E HARADINAJN PËR PAJTIM NË JUNIK

KUÇI FTON THAÇIN E HARADINAJN PËR PAJTIM NË JUNIK

SHPËRNDAJE

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi u ka bërë thirrje presidentit të vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, që të shkojnë në Junik për t’u pajtuar dhe për të unifikuar qëndrimet e tyre për dialogun dhe kufijtë e Kosovës karshi Serbisë.

Postimi i Kuçi në Facebook:

Dallimet e shprehura ditëve te fundit në lidhje me kufinjtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nga ana e Presidentit Thaçi dhe Kryeministrit Haradinaj nuk i bëjnë nder asnjërit prej tyre, përkundrazi dëmtojnë qytetarët dhe të ardhmen e Kosovës, njekohësisht i bëjnë favore diplomacisë agresive hegjemoniste të Serbisë. Prandaj, në kuptim të heqjes së dallimeve dhe unifikimit të qëndrimeve për dialogun dhe kufinjtē e Kosovës karshi Serbisë e ftojë mikun tim Presidentin e Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarin e Partisë sime (AAK-ë), Kryeministrin e Kosovës, z. Ramush Haradinaj në takim në Junikun e Kuvendeve dhe Pajtimeve tē mëdha historike !!