Ballina Lajme Nga Rajoni Ndërpritet greva e SBASHK-ut, mësimi fillon të hënën

Ndërpritet greva e SBASHK-ut, mësimi fillon të hënën

SHPËRNDAJE

Sot përfundon java e tretë e grevës së SBASHK-ut në arsim, të cilët po kërkojnë rritje pagash për mësimdhënësit.

Mirëpo një lajm të gëzuar ka dhënë kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili ka thënë se të hënën fillon mësimi.

“Urime mësimdhënës dhe nxënës të dashur. Mësimi fillon të hënën”, ka shkruar Veseli në Facebook.

Ky mesazh i Veselit për nxënësit dhe mësimdhënësit ka ardhur pas një takimi që ka zhvilluar me përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.