Ballina Aktuale NJË INTERVISTË SHUMËDIMENSIONALE

NJË INTERVISTË SHUMËDIMENSIONALE

SHPËRNDAJE

Opsioni për korrigjimin e kufirit është për momentin i vetëm më i kapshëm dhe më i logjikshëm, tjetër tani për tani nuk ka dhe ne duhet ta përkrahim sepse vjen nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili me këtë opsion e nxori Luginën nga gjumi dimëror e veror. Ata që e kundërshtojnë këtë opsion e kanë nga inati, smira dhe xhelozia sepse nuk janë vetë kumbara e kësaj iniciative. Presidenti Thaçi me këtë angazhim për Luginën e Preshevës, është një hero për shqiptarët e saj dhe më gjerë…

Jehona e intervistës së Koordinatorit të Shoqërisë Civile nga Lugina e Preshevës, Nexhmedin Saqipi, të emetuar në televizionin nacional të Kosovës T7, si duket ka zgjuar reagime të shumta të telespektatorëve. Njëra nga to është edhe pse zotëri Saqipi ka folur me tone të larta dhe shpeshherë është përfshirë nga mllefi dhe emocionet?

Përgjigja në këtë drejtim është e qartë dhe e prerë. Vetë tema e debatit në formë interviste në T7 ishte e asaj natyre, që i ftuari special në këtë shtëpi televizive të reflektoj me tone të larta të bisedës. Po sit ë mos shpërthej e të mos godas zotëri Saqipi, kur çështja e Luginës së Preshevës krahasohet me Leposaviqin, dy problem si dy skajet e litarit. Në Preshevë është bërë luftë, është mbajtur Referendum, ndërsa problem i Leposaviqit ka dalë në sipërfaqe pas luftës dhe eshte e krijuar artificialisht, pastaj si mos të flitet me tone emotive rasti i braktisjes së vendit qoftë në Luginë, qoftë në Kosovë. Për çka ne atëherë luftuam dhe fituam pavarësi, që të ikim dhe të shkelim amanetin e të parëve?!

Sa i përket korrigjimit të kufijve dhe pluhurit medial e politik që sillet rreth tij, përgjigja e zotëri Saqipit, ishte e ashpër: Kufiri aktual me Serbinë është problematik dhe si i tillë duhet të ndryshohet. Askush si ne në kufi nuk pritë me orë të tëra, nuk provokohet dhe nuk iritohet, përveç atyre zyrtarëve dhe atyre që japin ryshfet nuk presin në kufi.

Opsioni për korrigjimin e kufirit është për momentin i vetëm më i kapshëm dhe më i logjikshëm, tjetër tani për tani nuk ka dhe ne duhet ta përkrahim sepse vjen nga Presidenti Hashim Thaçi, i cili me këtë opsion e nxori Luginën nga gjumi dimëror e veror. Ata që e kundërshtojnë këtë opsion e kanë nga inati, smira dhe xhelozia sepse nuk janë vetë kumbara e kësaj iniciative. Presidenti Thaçi me këtë angazhim për Luginën e Preshevës, është një hero për shqiptarët e saj dhe më gjerë.  

Pastaj, pyetjet në vazhdim të moderatorit se çka po bënë Tirana e Prishtina për Luginën, përgjigjen do ta gjeni në intervistën e zgjeruar të T7 me fakte dhe argumente: ndihmat që ofrohen nga shtetet amë për Luginën janë qesharake, kurse shqiptarët e Luginës kanë bërë shumë më shumë për pavarësinë e Kosovës, kujtoni tre për qindëshin e diasporës, ndihmat humanitare dhe luftën çlirimtare etj. Prandaj,  mos e lëshoni rastin pa e shikuar intervistën, jo rrallë jeni mësuar të shihni dhe të dëgjoni diçka të tillë. Shikim të këndshëm. /Nga Sevdail Hyseni/