Ballina Lajme Nga Rajoni Ndërron jetë Mira Markoviq, gruaja e Sllobodan Millosheviqit

Ndërron jetë Mira Markoviq, gruaja e Sllobodan Millosheviqit

SHPËRNDAJE

Ka vdekur në moshën 76 vjeçare e veja e “Kasapit të Ballkanit”, Mira Markoviq – Millosheviq, bashkëshortja e ish-presidentit të Serbisë dhe ish-Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, njofton Klan Kosova.

Ajo ka vdekur sot rreth orës 15:30, në Rusi siç raportojnë mediat serbe.

Markoviq ishte profesoreshë e sociologjisë në Universitetin e Beogradit, kishte botuar libra dhe punime teorike, si dhe ishte anëtare e Akademisë së Shkencave Sociale të Rusisë.

Ish-shefja i JUL-it ka pasur disa operacione në vitet e fundit. Ajo ka qenë në spital në Rusi javën e kaluar dhe gjendja e saj karakterizohej si e vështirë, por jo e rrezikshme për jetën.

Gjykata e Apelit në Beograd kohët e fundit hoqi vendimin me të cilin Markoviq u dënua me një vit burg për shpërdorim detyre në ndarjen e apartamenteve shtetërore dhe urdhëroi përsëritjen e gjykimit.

Markoviq konsiderohej krah i djathtë i Sllobodan Millosheviqit, udhëheqësit më famëkeq të pasluftës së dytë botërore.

Sllobodan Millosheviq, ish-president i Serbisë dhe i ish-Jugosllavisë ndryshe njihet edhe si “Kasapi i Ballkanit”, vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, pa e pritur përfundimin e gjykimit ku ngarkohej me akuzat më të rënda, duke përfshirë akuzat për krime lufte dhe gjenocid.

Ironikisht, Millosheviqin vdekja e shpëtoi nga vuajtja e dënimit për veprat që rëndonin mbi të.

Ai ishte bashkëthemelues i Partisë Socialiste të Serbisë. Millosheviqi u akuzua për krime kundër njerëzimit për operacionet e ushtrisë jugosllave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë.

Vetëm në Kosovë regjimi i udhëhequr nga Millosheviq ka vrarë rrerh 10 mijë shqiptarë dhe ka shpërngulur afër një milionë shqiptarë, duke i dëbuar nga shtëpitë e tyre në vitin 1999./Klan Kosova/ transmeton Jetapress