Ballina Lajme Nga Rajoni Të kthyerit nga Siria iu dorëzohen familjeve të tyre

Të kthyerit nga Siria iu dorëzohen familjeve të tyre

SHPËRNDAJE

Në Kosovë ditë më parë janë kthyer 110 qytetarë që kanë qëndruar në vatrat e luftës në Siri.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka deklaruar se kthimi ishte operacion i qeverisë së Kosovës me ndihmën e Shteteve të Bashkuara.

Rashit Qalaj, drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se në mesin e të kthyerve janë “katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”.