Ballina Aktuale Këngëtarja 7 – vjeçare realizon klipin e këngës për Policinë e Kosovës

Këngëtarja 7 – vjeçare realizon klipin e këngës për Policinë e Kosovës

SHPËRNDAJE

Nuk ka dyshim se roli dhe rëndësia e policisë së shtetit është i madh dhe i pazëvendësueshëm, pra është bazamenti i mbrojtjes së sigurisë së tij dhe një garancë për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për luftimin dhe parandalimin e kriminalitetit. 

Në këtë drejtim misioni i policisë së Kosovës është duke e dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm dhe duke u bërë një shembull i mirë rajonal në luftimin e dukurive negative në shoqërinë tonë.

Bashkëpunimi i policisë me qytetarët, po ashtu është një formë e mirë e tejkalimit të dukurive negative.

Gjatë 20 vjetorit të themelimit të policisë së Kosovës, një vogëlushe nga Marali i Malishevës, me emrin Lori Hoxha, ka realizuar klipin e këngës për fëmijë “Urime policia e Kosovës”. Klipi është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, respektivisht me Stacionin Policor në Malishevë dhe komandanti i këtij stacioni Azem Krasniqi, me kënaqësi e ka pranuar klipin nga vetë këngëtarja shtatë vjeçare.

Kënga e vogëlushes Lori, kushtuar policisë kosovare, është një shembull i mirë i bashkëpunimit të ndërsjellë në mes qytetarëve dhe policisë, duke mbjell dashuri e respekt për misionin dhe uniformën e policisë së shtetit, që ajo dikur është shikuar me sy ndryshe, me një urrejtje dhe frikësim njëkohësisht.

Ëndrra e këngëtares Lori, është kur të rritet të bëhet police për t’i shërbyer qytetarët dhe shtetin e saj të dashur. /Jetapress/

https://www.youtube.com/watch?v=KHlIwad2ngQ&feature=youtu.be&fbclid=IwAR3FVWbUH8xZdiTdyrcEjb0wNSvjDy_BvbGYKoCzKRRFzTrP1klYRT1Wh-U