Ballina Aktuale PVD nominon Driton Rexhepin për kryetar të Komunës së Bujanocit

PVD nominon Driton Rexhepin për kryetar të Komunës së Bujanocit

SHPËRNDAJE

Në mbledhjen e sontme të Degës së Partisë për Veprim Demokratik në Bujanoc, Driton Rexhepi, u nominua për kandidat për kryetar Komune të Bujanocit, për zgjedhjet lokale të 26 prillit.

Kuvendi i Degës së PVD-së në Bujanoc, në mbledhjen e mbajtur sot, ka emëruar Driton Rexhepin kandidat për kryetar të Komunës së Bujanocit.

Në prezencën e mbi 110 Kuvendarëve, në një atmosferë të jashtëzakonshme, Kuvendarët e Degës së PVD-së u zotuan për një angazhim të mirëfilltë dhe përkushtim të sinqertë në arritjen e objektivave të përgjithshme deri në fitoren e ardhshme të 26 Prillit./JetaPress/