Ballina Aktuale LAMTUMIRA E FUNDIT PËR Dr. Sc. LLUKMAN HALILI!

LAMTUMIRA E FUNDIT PËR Dr. Sc. LLUKMAN HALILI!

SHPËRNDAJE

Pusho në Parajsën e përhershme Llukman Halili!

 Me nderime të larta u varros, Dr.Sc. Llukman Halili: Të pranishëm ishin familja e ngushtë, farefis miq shokë dhe shumë personalitete, përfaqësues të shoqatave të ndryshme nga Lugina dhe Kosova që veprojnë në Zvicër.

Fjalën për biografinë e mbajti Dr. Durgut Aliu dhe Dashnim Hebibi.

Varrimi u bë me të gjitha ritet fetare, që e udhëhoqi Efendi Ibrahim Ibrahimi nga Tërnoci që jeton dhe vepron në Zvicër.

Mërgimtarët tërnocas nga Zvicra, Franca, Belgjika dhe nga Gjermania morën pjesë në lamtumirën e fundit për për Dr. Llukan Halilin !

Pas varrimit në Hotel Viktoria, në ora 18,00 u mbajt orë komemorative, për të evokuar kujtime për jetën dhe veprimtarin e Llukman Halilit, Agën LLukman, Xhukin, Llukin kështu si e njiheshin shumica!

Gjatë kësaj ore komemorative aktori nga Kosova Agim Kica bëri nji Monolog kushtuar Llukman Halilit, pastaj Zonja Donika Gërvalla-Schwarz evokoj kujtime per veprimtarin profesionale të Llukman Halilit, më pas Zonja Shukrie Ramadani (Bashkëshortja e Heroit Agim Ramadanit), poeti nga Lugina Vaxhid Xhelili dhe të pranishëm të tjerë

 Krejt në fund bashkëudhëtari dhe bashkëpuntori i Llukman Halilit, Musa Salihi, i cili evokoj kujtime të ndryshme për jetën e dhe veprimtarin e Llukman Halilit në Tërnoc, që ishte idoli i Tërnocasëve dhe më vonë u shndërrua në idol kombëtar!

Faliminderim pa fund për të gjithë pjesëmarrësit.

Faliminderit Haqif Haziri për Konakun që na afrove!