Ballina Lajme Nga Rajoni Shqiptarja kandidon përsëri në zgjedhjet parlamentare në Kroaci

Shqiptarja kandidon përsëri në zgjedhjet parlamentare në Kroaci

SHPËRNDAJE

Ermina Lekaj Prlaskaj, shqiptarja nga Hasi, pasi ka mbajtur prej kohësh postin e deputetes shqiptare në Parlamentin e Kroacisë, ka shpallur kandidaturën zyrtare në garën për zgjedhjet paralamentare atje.

Prlaskaj këtë e ka bërë të ditur vetë nëpërmjet një postimi në rrjete sociale.

Prej vitesh, ajo ka dëshmuar përkushtim dhe angazhim të vazhdueshëm në përfaqësimin e interesave të komunitetit shqiptar në këtë shtet.

Zgjedhjet në Kroaci do të mbahen të dielën, më 5 korrik 2020, ndërsa në 4 dhe 5 korrik do të votohet në qendrat e përfaqësive diplomatiko-konsullore të Kroacisë.