Ballina Aktuale U nda nga jeta Isuf Salihi, i njohur si “Cufa”

U nda nga jeta Isuf Salihi, i njohur si “Cufa”

SHPËRNDAJE

In memoriam

Të mërkurën mbrëma, pranë Qendrës Klinike Universitare të qytetit të Nishit, ka ndërruar jetë Isuf Salihi nga fshati Tërnoc i Madh i Bujanocit, i njohur si “Cufa”.

Isufi ka punuar për afër 40 vite në Emergjencën e Shtëpisë së Shëndetit, në Bujanoc.

Sipas dr. Burhan Halilit, i ndjeri Isuf Salihi, ishte punëtori më i dalluar në shërbimin e Ndihmës së shpejtë në cilesinë e vozitësit ,duke shërbyer qytetarët e Komuëes tonë dhe më gjerë. Ndërsa sipas dr. Arif Jahiut, lajmi për vdekjen e Cufës ishte trishtues. “S’mund të besoj se e ka humb betejën me corona virusin Cufa! Vdekja e Cufës është një humbje e madhe për krejt Luginën. Ai do t’i mungoj familjes,  pacientëve personelit shëndetësor, shkruan në FB, dr. Jahiu.

Isuf Salihi, ndërroi jetë në moshën 63 vjeçare, duke lënë pas vetes gruan dhe fëmijët. /Jetapress/