Ballina Aktuale SHBA-ja paralajmëron hapjen e zyrës në Beograd për nisje të “projekteve kyçe...

SHBA-ja paralajmëron hapjen e zyrës në Beograd për nisje të “projekteve kyçe të normalizimit ekonomik”

SHPËRNDAJE

Adam Boehler, udhëheqës i Korporatës Ndërkombëtare të Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Financiar, ka thënë se më 22 shtator të këtij viti do të dërgojë në Beograd një delegacion të nivelit të lartë për të hapur zyrën e këtij trupi atje.

Ai ka thënë se ka marrë këtë vendim pas marrëveshjes së arritur më 4 shtator në mes të Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Boehler ka thënë se menjëherë do të fillojë puna për projektet kyçe të normalizimit ekonomik.

Në mesin e pikave të marrëveshjes është arritur pajtueshmëri që Kosova (Prishtina) dhe Serbia (Beogradi) do të punojnë me Korporatën Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar dhe EXIM, në memorandumet e mirëkuptimit, për të operacionalizuar këto:

– Autostradën e paqes

– Lidhjen hekurudhore Prishtinë – Merdare

– Lidhjen hekurdhore Nish – Prishtinë

– Sigurimin e financave për mbështetjen e kredive që kërkohen për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme

– Projekte shtesë dypalëshe

– Prani e plotë ndërkombëtare në Beograd, Serbi, e Korporatës Ndërkombëtare të SHBA-së për Zhvillim Financiar. Lexoni shkrimin e plotë në Radio Evropa e Lirë