Ballina Aktuale Përurohet libri monografik “Yje mbi dafina”, të autores Mihane Hoxha

Përurohet libri monografik “Yje mbi dafina”, të autores Mihane Hoxha

SHPËRNDAJE

Me rastin e 21 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, është publikuar Monografia me titull “Yje mbi dafina”, kushtuar 21 zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës.
Autorja e Monografisë Mihane Hoxha, falënderon familjet e 21 zyrtarëve policorë të rënë në krye të detyrës, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe të pakursyer.
Gjithashtu, në një postim të saj në rrjetin social të facebook-ut, autorja faleminderon Policinë e Kosovës respektivisht Drejtorin e Përgjithshëm të PK-së z. Rashit Qalaj, Kolonel Gazmend Hoxha, N/Kolonel Basri Shabani, Major Ramadani Ahmeti, Major Luljetë Mehmeti, Major Baki Kelani, Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim, Zyrën për Informim dhe Media të Policisë, Drejtoritë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Gjilan.
Një falënderim i veçantë sipas autores shkon edhe për mbështetjen e Shefit të Misionit të OSBE-së në Kosovë z. Jan Braathu, pastaj për Shtëpinë Botuese “Meshari”, redaktorin Nezir Prokshi, lektorin Zymer Mehani, Ridvan Slivova për kopertinën e librit, Shtypshkronjën Altea, dhe Artfabe.
Autorja e librit monografik Mihane Hoxha, nuk lë pa falënderuar edhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, respektivisht drejtoreshën e Deprtamentit të Kulturës Jehonë Shyti dhe sekretarin e MKRS-së Ibër Alaj, pastaj Bibliotekës Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, respektivisht drejtorit Fazli Gajraku dhe të gjitha mediave dhe gazetarëve të cilët e kanë promovuar në mënyrë të shkëlqyer botimin e kësaj Monografie, njofton Portali Jetapress.