Ballina Aktuale Ngushëllime me rastin e tërmetit në Turqi

Ngushëllime me rastin e tërmetit në Turqi

SHPËRNDAJE

Myftiu i Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, me një telegram ngushëllimi i drejtohet Ambasadës së Turqisë të akredituar në Beograd, me rastin e fatkeqësisë të shkaktuar nga tërmeti, që goditi me fatalitet Izmirin si dhe një pjese të Greqisë, duke shkaktuar dëme material dhe vdekje në njerëz.

Myftiu Saqipi, shpreh ngushëllimet tij të sinqerta, për familjarët dhe të afërmit e viktimave, duke u lutur te Zotit xh.sh. që t’ju jep forcë dhe t’i mëshiroj të prekurit nga kjo tragjedi, e cila shkaktoi  dëme materiale dhe viktima në njerëz, thuhet mes tjerash në ngushëllimin e Nexhmedin ef. Saqipi, njofton Jetapress.