Ballina Aktuale Borell: Ditë e Madhe për Amerikën dhe për Evropën

Borell: Ditë e Madhe për Amerikën dhe për Evropën

SHPËRNDAJE

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter, e ka përgëzuar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, për fitoren në zgjedhjet presidenciale në Amerikë.

Borrell e ka cilësuar ditën e sotme si një ditë të madhe për Amerikën dhe për Evropën.

“Unë përgëzoj përzemërsisht Presidentin e zgjedhur Joe Biden dhe Zëvendës Presidenten e zgjedhur Kamala Harris. Numri rekord i votuesve tregoi vullnetin e amerikanëve për ndryshim.

Ditë e madhe për SHBA-të dhe Evropën, ne shpresojmë të punojmë së bashku me administratën e re për të rindërtuar partneritetin tonë”, ka shkruar Borrell.