Ballina Aktuale Saqipi: Bota shqiptare rrotëllohet në gjithësi, dhe në fund të rrotëllumit do...

Saqipi: Bota shqiptare rrotëllohet në gjithësi, dhe në fund të rrotëllumit do të jetë fillimi

SHPËRNDAJE

Një fjalim epokal Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, para 24 vitesh, në Kuvendin solemn të Partisë për Veprim Demokratik, në të cilin merrnin pjesë mysafirë të shumë nga Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës, në mesin e të cilëve ishte edhe i ndjeri prof. dr. Fehmi Agani, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, i deleguar nga presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova.

Myftiu Saqipi ishte i vetmi përfaqësues nga Komuna e Bujanocit, që mori fjalën në atë Kuvend madhështor dhe fjalimi i tij u prit me interesim dhe duartrokitje nga të pranishmit.

Një vijim po e japim faksimilin e fjalimit të Myftiut Saqipi, me një fjalim përmbajtësor, që është mirë të mos e humbisni pa e lexuar, ndër të tjera thotë:

Pasi  populli  shqiptarë sot i imiton popujt e civilizuar, dhe largohet  nga elementet  që mund t’ia  kthejmë autoritetin dhe famën, mendimi korrekt është ai i crrënjosjes së dekadencës dhe dobësisë   prej cështjeve tona të brenshme e politike dhe aplikimi i metodave të shëndosha  që shpiejnë në bashkim dhe udhëheqje, që janë më së të nevojshme sot.

Nëse vendosim  të përparojmë derisa të arrijmë në nivel të njejtë me botën e civilizuar e progresive, dhe ta rikthejmë pozitën tonë që është e zhytur në thellësit e moskujdesit dhe coptimit  qysh para disa shekujve, atëherë obligohemi  që t’i hedhim  një vështrim  kritik gjendjes  son të tashme.

Kjo përpjekje  e rëndësishme  dhe fisnike  shpresoj  se së shpejti do të realizohet  dhe se do të mbretërojë fama, fuqia dhe autoriteti.