Ballina Aktuale Kosova drejt një krizë të re politike

Kosova drejt një krizë të re politike

SHPËRNDAJE

Nga Adil Behramaj

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, jo për zgjidhje, por për një krizë të re politike. Në vend që partitë t’i ruanin dhe forconin partneritetet politike, të tashmet ato po i rrënojnë dhe të mundshmet po i minojnë. Zgjedhja e presidentit të ri nuk është ekuacion me shumë të panjohura. Nëse presidenti i ri zgjedhjet tash, pa përfshirjen e njërës prej partive opozitare nuk mund të zgjedhjet. Nëse vendoset të shkohet në zgjedhje të reja, sërish pa përfshirjen e dy prej tri partive më të mëdha nuk mund të zgjedhjet.

Pa një koalicion të gjerë nuk do të mund të krijohet as Qeveria e re. Në anën tjetër, cilado prej subjekteve të mëdha politike që e mundëson zgjedhjen e presidentit të ri, natyrshëm që e propozon atë. Ramush Haradinaj thjesht e ka prishur balancimin politik, duke u ridëshmuar si partner i padenjë. Me apo pa zgjedhje, ai asnjë gjasë nuk e ka të bëhet president, sepse është shumë përtej vlerës së tij politike.

Në këtë legjislaturë e ka vetëm fuqinë për të prishur punë. Por, pas zgjedhjeve të reja, as këtë fuqi nuk do ta ketë. Sa më herët që zhbllokohet kjo situatë dhe arrihet marrëveshje politike për presidentin e ri, aq më shpejt shkarkohet ky tension politik dhe aq më shumë i lehtësohet barra popullit dhe shtetit!

Drejtësia

Drejtësia e tredhur ndërkombëtare dhe papërgjegjësia e këtij lidershipi, që i intereson vetëm zhvatja e posteve politike me shantazhe ndaj institucioneve, po na kolapson si shtet. Me ndonjë përjashtim të vogël, fatkeqësisht na kanë mbetur liderë politikë tërësisht të paaftë për ta zgjidhur këtë lëmsh politik. Ai që i shtynte proceset përpara, që i ruante balancat politike dhe që ishte në gjendje të merrej me çdonjërin për të arritur deri te kompromisi politik, përkohësisht nuk është këtej. Le t’i grahin këta sa të munden, deri sa të kthehet, por edhe le ta dinë që nuk do t’iu zgjas shumë gjatë!

Historia

Historia, mbi të gjitha, është jetëshkrim i figurave të mëdha. I atyre që i mbushin me lavdi e krenari popujt e tyre. Që u prijnë luftërave për liri. Që u dalin përballë sfidave, ballafaqohen dhe nuk nënshtrohen kurrë.

 I tillë është Hashim Thaçi. Njeriu kyç i luftës. Njeriu kyç i paqes. Njeriu kyç edhe i pajtimit, nëse kurdoherë ndodhë ky. Si të tillë do ta njohin edhe fëmijët e fëmijëve tanë, brez pas brezi, me shekuj të tërë.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe bashkëluftëtarët e tyre kanë arritur të pamundurën ta bëjnë të mundur. Atyre mund t’ua vrasin kohën. Por, jo kontributin, jo emrat!

Kuvendi

Kuvendi i Kosovës i ka 120 deputetë. Prej tyre, 100 janë deputetë shqiptarë. As 61 prej deputetëve shqiptarë nuk janë të interesuar ta mbrojnë luftën e UÇK-së. Nuk janë të interesuar as të koordinohen dhe miratojnë një ligj që i mbron vlerat e luftës. Ndërsa, në anën tjetër, interesohen vetëm të përfitojnë politikisht dhe fshehurazi u gëzohen eliminimeve politike dhe ndëshkimit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së.

(Shkëputur nga opinionet e shfaqura publike në rrjetin social të Adil Behramaj për lexuesit e Portalit Informativ “Jetapress” me seli në Bujanoc. Mos i humbasni pa i lexuar gjatë këtij vikendi.Respekt!)