Ballina Aktuale Ambasadori italian: Kushtetuesja foli, së shpejti do të kemi zgjedhje fer dhe...

Ambasadori italian: Kushtetuesja foli, së shpejti do të kemi zgjedhje fer dhe të lira

SHPËRNDAJE

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicolo Orlando tha se së shpejti do të ketë zgjedhje të lira e të drejta në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Ambasadori i Italisë u takua sot me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj ku diskutuan për gjendjen me COVID si dhe zhvillimet e fundit politike në vend. Orlando tha se Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat urgjente të vendit.

“Gjykata Kushtetuese ka folur: së shpejti do të ketë zgjedhje të lira, të drejta dhe të besueshme në Kosovë. Ndërkohë Italia do të vazhdojë të punojë ngushtë me Qeverinë për të trajtuar sfidat më urgjente, duke filluar me Covid . Ky ishte mesazhi im për ministrin ArmendZemaj sot”, shkroi Orlando në një postim në Tëitter./rajonipress/