Ballina Aktuale Zgjedhjet e jashtëzakonshme më 14 shkurt

Zgjedhjet e jashtëzakonshme më 14 shkurt

SHPËRNDAJE

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë do të mbahen më 14 shkurt.

Kjo u bë e ditur nga zyra e presidentes, ku thuhet se ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka shpërndarë Legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës dhe i cakton zgjedhjet parlamentare të parakohshme për 14 shkurt

“Duke u bazuar në përgjegjësitë kushtetuese dhe Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese Nr. KO-95/20, si dhe pas diskutimit me partitë parlamentare dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, u.d. Presidentja, dr.Vjosa Osmani, ka marrë vendim të shpallë zgjedhjet dhe të caktojë 14 shkurtin 2021 datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare të parakohshme”, thuhet në njoftim.

Më këtë vendim KQZ-ja është udhëzuar t`i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Osmani po ashtu ka nxjerrë Dekret për shpërndarjen e Legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës./Zëri

Image