Ballina Aktuale Koha, kur për miqtë të thonë se janë armiq

Koha, kur për miqtë të thonë se janë armiq

SHPËRNDAJE

Shkruan Redi

Shehu Ajo që nuk të habit, lidhur me takimin Erdogan-Rama, është se tezat e kundërshtarëve të këtij takimi, nuk ndryshojnë aspak me ato te gazetave greke e sërbe.

Të përshëndesësh ushtarët gjermanë ne nje ceremoni zyrtare ne Berlin nuk të thotë kush se po i përulesh nazistëve. Të përshëndesësh ushtarët italianë në Romë, nuk të thonë se po i nënshtrohesh fashistëve. Të qëndrosh përballë ushtarëve grekë në Athinë nuk të thonë vasal i Greqisë. Ama, të përshëndesësh ushtarët turq në Ankara, atëherë po, ke fyer popullin shqiptar duke iu përulur osmanëve.

Mesjeta duket se nuk ikën as me forcë nga kokat e disave që duan përplasje. Thonë po na çojnë drejt Lindjes, se rruga jonë është Evropa, por nuk duan ta përmendin se Stambolli u shpall nga BE Kryeqyteti Evropian i Kulturës ne 2010. Thonë s’kemi asgjë me Turqinë, por e kemi me ata që lidhin marrëveshje me të, duke harruar qëllimisht se Turqia është partneri kryesor i BE ne pothuaj gjitha fushat.

Sot, mund të kesh ambicie territoriale ndaj Shqipërisë, mundet edhe të kesh ligj lufte me të, po përsëri je aleat dhe partner srategjik. Kurse Turqia, jo kurrë! Nëse vende të tjera të japin hua me kamatë jo të vogël, quhet ndihmë historike, ndërsa nëse Turqia të fal vetëm 520 banesa, spitale, universitete, objekte kulti dhe lobon që të marresh 1.1 miliardë ndihma termeti, atëherë ndodhesh nën pushtimin osman.

Halli i atyre që u errësohen sytë nga mllefi nuk zgjidhet dot as me arsye. Koha, kur për miqtë të thonë se janë armiq, dhe se për fqinjtë armiq të thonë se janë miq, duhet të marrë fund.