Ballina Aktuale Vërshimet nga reshjet e shiut, kanë prekur edhe Komunën e Bujanocit

Vërshimet nga reshjet e shiut, kanë prekur edhe Komunën e Bujanocit

SHPËRNDAJE

Reshjet e pandërprera të shiut kanë nxjerr nga shtrati Lumin “Morava”, e cila ka mbuluar nën ujë fshatra të tëra, duke shkaktuar dëme material, por jo edhe viktima në njerëz.

Shtabi për situate të jashtëzakonshme i Komunës së Bujnaocit, bën të ditur se nga reshjet e dendura të shiut dhe vërshimet e shkaktuara nga “Morava”, një pjesë e fashit KonÇul është nën ujë si dhe një pjesë e rrugës Gjilan-Bujanoc është e bllokuar për qarkullim.

Vërshimet e Lumit :Morava”, gjithashtu kanë shqetësuar banorët e LluÇanit, të cilët kanë kërkuar ndihmë nga autoritetet komunale për sanimin e situatës alarmante të shkaktuar nga reshjet e dendura të shiut. Nga terreni bëhet e ditur se në aksion për t’u dal në ndihmë qytetarëve është vënë në lëvizje edhe Komunalia, për të vënë nën kontroll situatën e krijuar nga reshjet atmosferike, njofton Jetapress