Ballina Aktuale Zgjedhja e Bidenit president dëshmon se Amerika është fortesë e pamposhtur e...

Zgjedhja e Bidenit president dëshmon se Amerika është fortesë e pamposhtur e demokracisë

SHPËRNDAJE

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, ka përgëzuar popullin dhe shtetin mik amerikan për inaugurimin e Presidentit të ri, Joe Biden.

Haradinaj-Stublla, inaugurimin e Bidenit e ka cilësuar si një moment të veçantë edhe bazuar në marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.

Ministrja është shprehur se SHBA-ja vazhdon të jetë një “fortesë e pamposhtur” e demokracisë dhe lirisë, dhe me zgjedhjen e Presidentit të 46-të dëshmon edhe një herë triumfin e këtyre vlerave historike.

“Marrja e detyrës nga Presidenti Biden do të jetë një moment i ri në reflektimin e politikës amerikane kudo në botë e veçanërisht në Ballkan, ku kontributi i administratës amerikane ka qenë jashtëzakonisht i madh për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka deklaruar ministrja.

Haradinaj-Stublla shtoi se “emri Biden është i gdhendur në themelet e shteti të ri të Kosovës, duke na dhënë shpresë se Presidenti Biden, mik i kahershëm i yni, do të jetë përcaktues në definimin përfundimtar të

proceseve jetike të Republikës, si dialogu dhe anëtarësimi në NATO”./Zëri