Ballina Aktuale Myftiu Saqipi, takon veprimtarin e devotshëm Halil Kastrati

Myftiu Saqipi, takon veprimtarin e devotshëm Halil Kastrati

SHPËRNDAJE

Dje, Myftiu i Luginës së Preshevës,  Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/kryetar i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, u takua me kryetarin e Shoqatës “Jetimët e Ballkanit”, Halil Kastratin, me të cilin biseduan lidhur me zhvillimet e fundit në jetën fetare dhe humanitare.

Gjatë këtij takimi me karakter pune Myftiu Saqipi, ne emër të besimtarëve të Luginës dhe të gjithë shqiptarëve në Serbi, e përgëzon z. Kastrati, për përurimin e projektit madhor ngritjen e shtëpisë për të moshuarit, pastaj për realizimin e projektit tjetër për ndërtimin e pesëdhjetë shtëpive për shqiptarët në nevojë të Luginës së Preshevës, dhe një varg tjetër të aktiviteteve rreth jetimëve të Ballkanit.

z. Kastrati e njoftoi Myftiun Saqipi, lidhur me shumë veprimtari me karakter humanitar dhe solidare si është ajo e shtëpisë së pleqve e ajo e ngritjes së shtëpive solidare, në të cilat janë vendosur edhe shumë shqiptarë nga Lugina e Preshevës.

Në fund të këtij takimi, bashkëbiseduesit u dakorduan për një intensifikim më të madh të bashkëpunimit të ndërsjellë për realizimin e projekteve kapitale në fushën e arsimit, shëndetësisë dhe kulturës në përgjithësi, jo vetëm për Luginën, por për të gjithë qytetarët në Ballkan. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Kuvendit të BIPBM -së Muvledin Xhelili si dhe Imami i nderuar nga Dragashi Xhafer Nebiu, njofton Jetapress.