Ballina Aktuale Myftiu Saqipi, ngushëllon familjen Ahmeti nga Presheva

Myftiu Saqipi, ngushëllon familjen Ahmeti nga Presheva

SHPËRNDAJE

Me rastin e vdekjes së papritur të imamit të xhamisë Ibrahim Pasha në Preshevë, dr. Adnan Zihni Ahmetit, në emër të Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujnaoc dhe Medvegjë, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i shpreh ngushëllime familjes Ahmeti, dhe rrethit të gjerë të tij farefisnor e shoqëror.

“Dr. Adnani, ishte një njeri i mirë, i urtë dhe shumë miqësor. Ai, ishte një shembull i predikuesit fetar dhe një patriot i vërtetë, i cila ka bërë shumë për Preshevën me rrethinë.  Imamin e Preshevës, do ta mbajmë mend për veprimtarinë e tij të bujshme fetare dhe shoqërore, duke e marrë si shembull të një intelektuali të paepur të proceseve demokratike në Luginë dhe rajon. Të rrallë janë intelektualët si dr. Adnani, qoftë i përjetshëm kujtimi për të thuhet në telegramin e ngushëllimit të Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, kryetar i BIPBM dhe njëherit z/kryetar i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, njofton Jetapress.