Ballina Aktuale SHBA do të inkurajojë Qeverinë e re të Kosovës të vazhdojë dialogun...

SHBA do të inkurajojë Qeverinë e re të Kosovës të vazhdojë dialogun me Serbinë

SHPËRNDAJE

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Edward Price, ka pohuar se SHBA-të do ta inkurajojnë Qeverinë e re të Kosovës që të vazhdojnë bisedimet me Serbinë, në mënyrë që të normalizojnë marrëdhëniet.

Ai ndër të tjerash e ka uruar popullin e Kosovës për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare më 14 shkurt, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë,  presidenti amerikan, Joe Biden i kishte dërguar një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, duke kërkuar nga ai arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që do të përqendrohet në njohjen reciproke.

Edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka përsëritur qëndrimin e Presidentit Biden për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, që synon njohjen e ndërsjellë. /Telegrafi/