Ballina Aktuale Në përvjetorin e 13-të të pavarësisë, nis peticioni për ndryshimin e emrit...

Në përvjetorin e 13-të të pavarësisë, nis peticioni për ndryshimin e emrit të Kosovës

SHPËRNDAJE

Derisa Kosova po feston përvjetorin e 13-të të pavarësisë së saj, ka nis një peticion i cili ka për qëllim t’ia ndryshojë emrin shtetit më të ri në Evropë.

Artin Ahmeti me banim në Gjermani, ka nisur peticionin për të ndryshuar emrin e Kosovës në Dardani, shkruan Zeri.info.

Ahmeti peticionin online e ka bërë për Kuvendin e Kosovës, ndërsa ka thënë se emri Dardania për Kosovën është i dokumentuar prej më shumë se 3200 vjetësh.

Sipas Ahmetit “Kosova” është emër sllav dhe s’ka lidhje me shqiptarët dhe është vendosur në shekullin XIX, transmeton Zeri.info.

“Emri Kosovë nuk është emër që e meritojnë shqiptarët e Dardanisë. Emri i vërtet duhet te jetë Dardania. Emri Dardan dhe Dardanët dalin që në betejën e Kadeshit në 1272 para erës sonë. Pra është një emër i dokumentuar prej 3290 vjetësh, ndërsa Kosovë është një emër sllav pa asnjë lidhje me shqiptarët, i vendosur në shekullin e XIX, nga rusët për të ngritur pretendimet serbe mbi një territor që gjame ishte serb për shkak të emrit”, shkruhet në arsyetimin e peticionin që deri tani ka mbledhur më shumë se 600 nënshkrime./Zëri