Ballina Aktuale Diaspora tërnocase nderon veprimtarët : Xhemal Haziri e Hajredin Asllani

Diaspora tërnocase nderon veprimtarët : Xhemal Haziri e Hajredin Asllani

SHPËRNDAJE

Me nismën e koordinatorit për diasporë , imamit Ibrahim Ibrahimit, mërgimtarët e Tërnocit, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, u dakorduan që t’i nderojnë me mirënjohje dhe shkuarje pa pagesë në Haxh,  për të kryer kushtin e pestë të Islamit, dy veprimtarët e devotshëm nga Tërnoci: Xhemal Haziri e Hajredin Asllani.

Këta dy veprimtarë të palodhshëm humanitarë dhe atdhetarë si baca Xhemajl dhe baca Hajredin, janë krenaria e Tërnocit dhe gjithë shqiptarisë, për kontributin e tyre të dhënë për kauzën tonë shoqërore e kombëtare.

Lidhur me këtë nderim të mërgimtarëve të Tërnocit, kushtuar këtyre veprimtarëve të mirënjohur, portal Jetapress, shkëput disa thekse të paraqitjes së tyre për opinion, të cilët nuk e fshehin dot gëzimin për këto dhurata të vlefshme për ta dhe tërnocasit në përgjithësi.

Është një karakteristikë e mërgimtarëve të Tërnocit nga Zvicra, të cilët dinë t’i nderojnë veprimtarët e vendlindjes edhe atëherë kur institucionet tona nuk kujtohen, që së paku me një mirënjohje t’i stimulojnë dhe motivojnë veprimtarët që bënë shumë për të mirën e vendlindjes dhe Luginës së Preshevës në përgjithësi, njofton Jetapress.