Ballina Aktuale Edhe në Xhami me maska dhe me distancë

Edhe në Xhami me maska dhe me distancë

SHPËRNDAJE

KBI: NJOFTIM

Këshilli i Bashkësisë Islame në Bujanoc njofton të gjithë besimtarët e komunës së Bujanocit se për shkak të gjendjes së rënduar të Korona virusit, në namazin e xhumasë obligohen, që për të hyrë në xhami për faljen e namazit të xhumasë, duhet të kenë maskën.

Gjithashtu, obligohen imamët dhe këshilli i xhamisë, të ruajnë distancën gjatë faljes së namazeve, si të namazit te xhumasë ashtu edhe namazeve të tjera.

Ju faleminderit për mirëkuptim

Nga kryetari i KBI-së në Bujanoc

Prof. Sedat ef. Beqiri

Njofton Shërbimi Informativ pranë KBI-së në Bujanoc
24. 03.2021