Ballina Aktuale Preshevë: Diaspora zë i fuqishëm i organizimit fetar

Preshevë: Diaspora zë i fuqishëm i organizimit fetar

SHPËRNDAJE

Dje, në Preshevë, në zyrën e Këshillit të Bashkësisë Islame, të prirë nga prof. Granit Kamberi, kryetar u zhvillua një takim miqësor me presidentin  e Forumit Koordinativ i organizimit të jetës fetare në Zvicër Imamin Mustafa Mehmeti në të cilin takim ishte i pranishëm edhe Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi.

Qëllimi i këtij takimi, ishte njohja për së afërmi me aktivitetet e organizimit të jetës fetare në Luginë të Preshevës dhe në Diasporë, posaçërisht në prag të Muajit të Shenjtë të Ramazanit, pastaj aktivitete zgjedhore në Këshillat e Bashkësisë Islame në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, si dhe për një varg veprimtarish të tjera me interes shoqëror e politik.

Krerët e institucionit fetar në Preshevë dhe më gjerë Myftiu Saqipi dhe kryetari i KBI prof Graniti e njoftuan koordinatorin për planet e veprimit në të ardhmen, duke kërkuar bashkëpunim të ndërsjellë e të shëndoshë, njofton Jetapress.