Ballina Aktuale Mesazhi i kryetarit të KBI-së të Bujanocit Prof. Sedat ef Beqirit, me...

Mesazhi i kryetarit të KBI-së të Bujanocit Prof. Sedat ef Beqirit, me rastin e fillimit të muajit të ramazanit

SHPËRNDAJE

Me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, kryetari i KBI-se prof. Sedat ef. Beqiri, uron besimtarë e komunës së Bujanocit, duke thënë se:

” Në emër të Këshillit të Bashkësisë Islame të Bujanocit, dhe në emrin tim personal: Ju uroj fillimin e muajit të madhërishëm të ramazanit. Muaj ku të gjithë muslimanët e botës kanë të njejtën ndjenjë dhe të njejtin qëllim, qëllimin e adhurimit të Allahut dhe të afrimit, devotshmërise, solidaritetit, durimit dhe vetëpërmbajtjes.

Muaji i ramazanit është muaj i bekuar nga ana e Allahut, që sjell dashuri dhe shumë të mira mes njerëzve,, unifikon familjen dhe shoqërinë muslimane, në një qëllim drejt kënaqësisë së Allahut”.

” Ramazani është një mundësi që përmes adhurimeve dhe lutjeve tona, ti drejtohemi Zotit që të na jep të mirat e kësaj bote dhe të botës tjetër, dhe të na largon vështirësitë tona, e në veçanti sprovën e pandemisë, e cila po e rrezikon jetën e të gjithë neve, njofton Jeta Press.