Ballina Aktuale Një jetë në shërbim të arsimit shqip

Një jetë në shërbim të arsimit shqip

SHPËRNDAJE

In memoriam

Lajmi për vdekjen e papritur të mësuesit Muharrem Xhemaili, nga Tërnoci, na mbushi zemrat plot hidhërim.

I ndjeri, Mësues Lemi, punoi një jetë të gjatë në arsim, duke edukuar breza e rij me dije dhe kulturë. Shkolla Fillore “Muharrem Kadriu”, në Tërnoc, ku dha kontributin e tij prej mësimdhënësi, gjatë pensionimit të tij e pat shpërblye me “Mirënjohje”, si veteran i arsimit.

Na kujtohen vitet e vështira, të 80-ta, të diferencimit ideo-politik, në shënjestër të të cilave gjendej Mësuesi Lemi, së bashku me kolegët e tij, arsimtarin e muzikës Osmani dhe mësuesin Nexhatin nga Turia, të cilët akuzoheshin nga regjimi titist, se gjatë orëve të mësimit e kanë injoruar dhe përbuzur Himnin Hej Sllovenin, që ishte Himn shtetëror i ish Jugosllavisë, për çka edhe u përjashtuan nga procesi edukativo – arsimor.

Mësuesi Muharrem Xhemaili, pas një pauze disa vitesh, kthehet përsëri në shkollën ku punonte si edukator, për të vazhduar deri në pensionim. Edhe pas pensionimit, ai, vazhdonte të jetë aktiv, duke mos shkëputur lidhjet me miqtë e shokët, në proceset politike dhe kulturore të vendit.

Mësues Lemi, kishte prirje edhe për shkrimin e poezitë, të cilën e botonte në revistën Jehona dhe ëndërronte një ditë ta nxirrte edhe një libër.

Sa kishte miq e dashamirë u pa sot varrimi i tij, në të cilin kishin ardhur nga të gjitha anët për t’i dhënë lamtumirën e fundit, në mesin e të cilëve kishte përfaqësues institucionalë, drejtues dhe  punëtorë të kolektivit të shkollës, dashamirë dhe familjarë.

Mësuesin Lemi, do ta kujtojmë gjithmonë, me respekt e dashuri, ndaj edhe i shprehim ngushëllime familjarëve dhe gjithë atyre që e njohën dhe kanë dëgjuar për të.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! Lavdi!